Mourinho befason të gjithë, zbulon skuadrën më të vështirë me të cilën është përballur

Jose Mourinho padyshim që është një prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit. Ai është përballur me trajnerë të ndryshëm, por befasisht, për të është skuadra e Celtikut që i dha atij stresin më të madh gjatë karrierës së deritanishme.

Porto e drejtuar nga Mourinho kishte mposhtur skocezët në finalen e Kupës së UEFA-s në vitin 2003, me rezultatin 3:2.

“Ajo finale kundër Celtikit nuk ishte fitorja më e madhe, nuk ishte gëzimi më i madh, por për sa i përket intensitetit ishte ndeshja ime më e madhe ndonjëherë”, tha Mourinho, citon “Daily Record”.

“Ndeshja mbaroi dhe mendova, ‘ndeshja mbaroi dhe unë kam vdekur’. Është ende ndeshja më e tensionuar në karrierën time”, shtoi trajneri i Romës.

“Unë kam luajtur tre finale evropiane që atëherë, dy në Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë tituj, kam qenë i përfshirë në kaq shumë ndeshje të jashtëzakonshme. Por, përsa i përket të jetuarit me tension, intensitet, me emocione të ngritura në kufi, ajo ndeshje kundër Celtikut i mund të gjitha”, deklaroi portugezi.

Mourinho me Porton fitoi Ligën e Kampionëve një vit më vonë. Pastaj, ai mori drejtimin e Chelseat, skuadër me të cilën fitoi trofe gjithashtu.

Sukseset e 59-vjeçarit nuk munguan as te Interi, Real Madridi, Manchester Unitedi e Roma.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply