Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në prezantimin e propozimeve të PD për reformën territoriale, tha se, reforma e vitit 2014 ka dështuar. Ai tha se, qëllimi i Edi Ramës me reformën territoriale ka qenë grumbullimi i votave për PS-në.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve.

Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë.

Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë.

E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Thellohet skandali, drejtorët e arrestuar të Veliajt të përfshirë dhe në procesin e rindërtimit

Nga Ola XAMA Kompania ‘5D Konstruksion’ është përfshirë dhe në procesin e rindërtimit. Në kohën …

Leave a Reply