Skema mashtruese, bashkëshortja e Ben Blushit, miliona euro nga inceneratori i Tiranës

Brisida Shehaj, koordinatore kombëtare e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, gjatë emisionit “Opinion” ka publikuar një faturë fiskale që sipas saj tregon shumë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“Kjo është një faturë që lëshohet për këtë individin që quhet Giuseppe Ciaffaglione. Adresa e zotërisë është Holandë. Edhe pse ky zotëria është me leje qëndrimi në Shqipëri, ky zotëria këtu ka qenë konsulenti i inceneratorit të Fierit, ka qenë administratori i inceneratorit të Tiranës dhe një ndër pronarët e fshehur të inceneratorit të Tiranës. Dhe kemi këtë kompaninë në New Zealand që i dërgon një faturë këtij individi. Po kujt domain i dërgohet? Domaini i parë, M Capital BG. Pra ky zotëria paguan domainet e këtyre kompanive. M Capital BG është kompani e krijuar në Bullgari e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Eva Blushit të cilët kanë marrë miliona euro nga inceneratori i Tiranës me zero punë. Internationaldrax.com, Drax consult. Kjo është kompania që fitoi kontratën 60 mln dollarë në Zimbabve ku u arrestua një ministër. Kjo kompania e zotëruar nga 1 individ, e hapur në Lugano të Zvicrës, individi quhet Ilir Dedja, i cili ka dhe kompani tjetër që ka marrë miliona Euro para nga inceneratori i Tiranës ka bërë edhe një skemë të vogël që kanë hedhur tashmë Zimbabven në arbitrazh për këtë kontratën. Kjo është kompani e lidhur me këta këtu (i drejtohet emrit Giuseppe Ciaffaglione). Vjen në Shqipëri bëhet miliarder. Është pronar i inceneratorëve ky”, u shpreh Shehaj.

Por kjo faturë shkaktoi debat në studio.

“Çfarë problemi ka me Ciaffaglione? Një IT shqiptar mund të paguajë 50 portale edhe atë të zotit Abilekaj dhe një tjetër. Nuk po kuptoj se ku është vjedhja sepse një IT në Tiranë administron 40 portale dhe këtë faturë ia çojnë atij edhe për Dosjen edhe për opnion.al. Po të jap një shembull se nuk e di kush është personi”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ndërkohë Shehaj theksoi se, “Kjo është një skemë e tërë ndërkombëtare Fevzi. Një skemë e tërë që këta zotërinjtë kanë marrë paratë këtu dhe me përkrahje… Kështu vajtën këta edhe në Maltë, kështu kanë vajtur edhe në Maqedoninë e Veriut. Kështu blejnë televizionet këta. Kështu blejnë mediat. Kanë aplikuar në Maqedoni të Veriut, kanë aplikuar në Kosovë dhe tregon një shtrirje të çuditshme”.

Si i kanë marrë paratë?

Shehaj: Të them unë si i kanë marrë. Këtu ke kontratën që blejnë kontratën që është blerë 70 mijë euro dhe është faturuar qindra mijëra euro këtu tek ne. 100% të parave që marrin nga ne i merr ky, për Elbasanin i ka mashtruar thotë prokuroria, për SPAK është i ndershëm. Janë të lidhur me inceneratorët dhe është një skemë. Ajo skemë është kriminale dhe jo mashtruese. Të nxjerr faturat, këta jetojnë në Maltë në zonën më të lartë të Maltës.

About Redaksia2

Check Also

Rikthehet në detyrë Nënkomisarja e Elbasanit

Rikthehet në detyrë si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published.