Duma deputetëve të PS: Nuk shërohet i sëmuri mendor me ilaç kapslliku

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në Kuvend për Integrimin e Shqipërisë në BE, për propagandën si dhe për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Ajo nuk ka kursyer edhe ironinë për deputetët e PS, teksa ka komentuar edhe rrugën Tiranë-Durrës, ku sipas saj ka dëgjuar të thotë dikush “nuk e rregullojmë se do ecin më shpejt e për pasojë do të ketë më shumë aksidente”.

“Edhe sot pas gati 100 vitesh është më aktuale se kurrë dhe libri Doktor Gjilpëra i Konicës sepse nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku. Me ngadalë. Të ngecur me sikur… por edhe me integrimin. Ju keni menduar se mund t’i hidhni vaj, nga ai i Konicës vaj kapslliku makinës së propagandës dhe do t’ja hidhni. Jepi içik vaj makinës së propagandës dhe mund ta çtensiononi situatën. Se ashtu siç qeshni ju me shqiptarët, zgërdhirje në nivel cinik ashtu qesh dhe unë se si mundni të gënjeni aq shumë.

Tre kollona ka integrimi, shtetin e të drejtës, ekonominë e tregut dhe llogaridhënie e përgjegjësi. Bëtë prona 2013 bam e bam. Do legalizojmë çdo gjë, 2022 çfarë po legalizoni.

Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit.

Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Ndodh aksident tha një tjetër, “por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt”, tha dikush. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …

Leave a Reply