Leskaj: Borxhi publik kap vlerën alarmante mbi nivelin 100% të PBB-së

Nga Bujar LESKAJ

Që prej vitit 2013, vihet re një rritje e Borxhit Publik mbi nivelin 60% që është një nga kriteret e institucioneve ndërkombëtare për nivelin që borxhi publik nuk duhet të tejkalojë. Gjithashtu edhe në nenin 4 të Ligjin Organik të Buxhetit nr. 57, datë 02.06.2016 përcaktohet se çdo vit borxhi publik vjen në ulje deri sa të arrijë poshtë kufirit 45% e PBB-së. Konkretisht për fundin e vitit 2021, ky tregues shënoi 28.2% më shumë se sa kufiri i lejuar, duke u pozicionuar me një nivel borxhi të lartë, krahasuar me vendet e rajonit, konkretisht në vend të dytë pas Malit të Zi.

Aktualisht në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4%), Maqedoni e Veriut (47%), Serbi (56.5%).

Por vlera e borxhit publik është shumë e lartë se kaq, nëse marrim në konsideratë:

-detyrimet e prapambetura të cilat deri në fund të muajit Dhjetor 2021 nisur nga publikimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rezultojnë me një stok prej 13.23 miliard. Lekë.

-detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve të cilat rezultojnë të jenë në vlerën 21.9 miliardë Lekë, ku vetëm ndërmarrja e UK Sh. a Durrës ka 6.71 miliard Lekë detyrime të akumuluara në vite.

-detyrimet e njohura të ndërsjella të ndërmarrjeve energjitike në vlerën 144,21 miliardë lekë.

-detyrimet e tjera kontigjente nga vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar të cilat nga raporti për zbatimin e buxhetit të shtetit 2020 vlerësohen të paktën 50,4 miliardë lekë, ose konvertuar me kursin aktual afërsisht në 431 milion euro.

-detyrimet Kontigjente për Koncesione PPP deri në fund të vitit 2020 të përllogaritura rreth 1.57 miliard euro ose rreth 13.7 e PBB, vlerësuar me kursin aktual të euros. Vlerë kjo në një kohë kur pas vendit tonë me këtë raport, peshën më të lartë në vijim e ka Sllovakia me Detyrime sa 2.36 % dhe Portugalia me 2.28% të PBB. Të gjithë vendet e tjera kanë raporte Detyrime Kontingjente PPP nga 0% deri në 1.13 % të PBB-së duke treguar kujdes maksimal kundrejt Financave Publike.

Duke i shtuar stokut të borxhit vlerat e mësipërme njohur si “borxhi i fshehur”, niveli i borxhit publik të vendit tonë kap vlerën alarmante mbi nivelin 100% të PBB-së.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply