Profesori thirrje studentëve: Shihemi në protestën e ardhshme më 5 tetor!

Pedagogët do të vijojnë me protesta dhe në ditët në vijim. Kështu u bë e ditur ditën e sotme nga protesta e cila u zhvillua përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Një prej pedagogëve tha se protesta e radhës do të mbahet me 5 tetor përballë Universitetit të Politeknikut në orën 11:00. Ai tha se nuk do të negociojnë me qeverinë pasi kërkesat që kanë janë minimaliste.

“Shihemi në protestën e ardhshme më 5 tetor te Universiteti i Politeknikut në orën 11:00. Do i qëndrojmë kërkesave tona se janë minimaliste, nuk ka nevojë për negociata se i kemi bërë me kohë më parë”, u shpreh ai.

Një prej pedagogëve që ishte pjesë e protestës deklaroi se janë bërë 18 vite që pedagogëve nuk iu është rritur rroga. Përballë godinës së Universitetit, ai u shpreh se kjo është hera e parë që po bojkotohet mësimi në nisje të viti të ri akademik.

“Ju mund të pyesni se përse zgjodhëm këtë datë, ne nuk e zgjodhëm kot. Stafi akademik dhe administrata nuk durojnë më, ky është një paralajmërim serioz. Pse ju thirrëm sot? Ka 18 vjet që nuk ka më asnjë shtesë dhe asnjë rritje rroge, nuk ka trajtim ekonomik. Ne nuk erdhëm në një datë të enjte kur duhet të ishim në auditore e kur sekretaria të ishte duke nxjerrë notat. Nuk donim të pengonim studentët kohë më parë e vendosëm që ta thërrasim sot, kërkoj ndjesë studentëve që kishin provim. Kur Ministrja Spiropali organizoi një takim, a thua se u zgjidh çdo gjë, patronazhit e FSHN ia dha ministrisë së mjedisit, i thashë si e ke organizuar këtë patronazh.

Këtu më thanë, po nëse pas protestës nuk vendoset gjë, cfarë do bëhet. I thashë ne jemi në një moshë mesatare në protestë, i thashë që mund ta vazhdojmë më pas, 1 ditë, një javë por varet nga përgjigjia që do na japë qeveria. Ne jemi pak por dhe floriri është i pakët por punën e bën të madhe, po të shikoni protesta nuk është vetëm e jona. Ka qarkulluar një tabelë e dalë nga ministria, gjoja me një rritje rroge 15% e stafit akademik.

Duhet që dhe pedagogu e të gjithë stafi të jenë trajtuar tamam. Kjo është hera e parë në histori që pedagogët po bojkotojnë që në nisje të vitit të ri shkollor”, u shpreh ai.

“Nëse duhet cilësi duhet patjetër të motivojmë të rinjtë. Po të paktën te kemi një rrogë dinjitoze, të mos shohim shtigje për t’u larguar. I bëj apel studentëve se kjo kauzë nuk është vetëm e jona, por lë gjurmë dhe tek ata. Sa më të motivuar të jemi ne aq më mirë studentët do të përfitojnë nga kjo gjë, kauza është për të gjithë që duan të shkollojnë fëmijët në këtë vend”, u shpreh njëri nga pedagogët.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.