Berisha kërkon hetim të fondeve ruse të lobimit të Bashës: Çështjen e mbylli Rama

Kryetari i PD Sali Berisha kërkoi sot publikisht hetim të plotë të aferës së Bashës me fondet ruse të lobimit.

“Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provon atë që unë kam denoncuar se Basha është mbajtur peng në këtë dosje dhe se ai duhet të japë përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga binjata tek nick Muxzi. Nga informacionet që ka për fondet që binjata ka dërguar tek nik muzi dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet e PD.

Për këtë përgjegjësia nuk është e PD , por individuale e Luzlim Bashës dhe e atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision për të bërë transparencë kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.”, tha ai.

Kryetari i PD Sali Berisha në një komunikim me gazetarët tha se rasti i tij non-gra i shpallur nga SHBA, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e financimeve ruse në PD, për të cilët tha se ish-kreu i PD Lulzim Basha duhet të përgjigjet individualisht.

“Në rastin tim është ndryshe. Deri tani një vendim si në materia pas asnjë akt dokument. Ju nuk keni parë, jeni dëshmitar që nuk keni parë qoftë edhe një fakt. Unë kam thënë që fakti i parë që do paraqitet unë marr vendim. Por kam thënë edhe 100 vite po të kërkojnë nuk do të gjejnë një të vetëm. Unë kam deklaruar dhe fmi të mi, i kam barazuar me veten time. Në këte rast flitet për personazhe ruse me emra, për binjatën, kompani ruse në Skoci, për fonde 500 mijë dollarë, për një dosje të mbyllur nga Rama me mashtrime , janë kaq shumë dokumente që nuk ka përgjigje. Ka mbyllje të një dosje pa hetim. Cili prokuror shkoi në diasporë për të bërë hetim. Cili prokuror shkoi në SHBA për të marrë në pyetje Nick muzinin? Asnji… rezultoi se nuk kishte hyrë dhe nuk kishte dalë asgjë nga arka e partisë atëherë nga dolën 500 mijë dollarë. Kryetari e dinte, por u mor peng nga Rama. E kam pyetur , a i ke zbatuar rregullat e transaksioneve, plotësisht tha. Këto rregulla janë me rëndësi për të dalluar larjen e parave. Në arkë nuk i ka kaluar, në banka nuk i ka kaluar , nga vijnë ato para. Kështu s’ka asnjë krahasim. Sa herë kam ftuar SPAK të hetojë çdo gjë. Çdo ministër që firmos duhet të dijë mirë që nuk ka parashkrim.

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.