Berisha: NATO dhe SHBA të ndihmojnë Shqipërinë në mbrojtjen dixhitale

Në këtë kontekst, i bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithanshëm, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri.

Mbrojtjen kibernetike, Rama e shkatërroi sa erdhi në pushtet. Ishte një njësi që paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemit.

E shkriu duke i quajtur spiunë dixhitalë dhe i largoi. Thirrja ime për partnerët tanë është një ndërhyrje emergjente, sepse Irani nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë betejë. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, që lufton për lirinë dhe dinjitetin e Iranit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat e kanë damkosur Ramën, e kanë kthyer në kufomë politike të urryer në Evropë dhe më gjerë

Xhovi Nikolli: Përshëndetje Doktor Berisha, unë si demokrat atë protestë nuk e shoh si shpresë …

Leave a Reply