Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit deklaroi se qeveria nuk i rrit pagat pasi i vjedh paratë e qytetarëve. Berisha deklaroi se qeveria përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

“Në ç’mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Punët publike, e dini ju që ka një manual për çmimet e çdo materiale, fuqisë punëtore, energjisë etj. Për të ndërtuar 1 km autostradë në fushë në Europë, prokurorohen maksimumi 3 milionë euro. Për 1 km rrugë në fushë si ajo Balldre-Lezhë u prokuroruan me 22 mln euro.

Për të ndërtuar një shkollë në Gjermani, Francë dhe kudo ka një kosto prej 620-680 mijë Euro. Në Shqipëri kjo kosto shkon edhe 5 mln euro. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro.

Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Logu: Gatishmëri 24/7 për mbrojtjen ligjore të protestuesve, do të ndjekim çdo shkelje. Rama nuk mund ta shuajë protestën me frikë, arrestime dhe dhunë

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Marash Logu: Mirëdita! Partia Demokratike …

Leave a Reply