Kjo është lamtumira më e madhe që ka parë bota ndonjëherë

Nga Hauke Herffs, BILD

Kjo është një ditë që ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë.

Funerali shtetëror i Elizabetës II fillon sot në Londër në orën 11:44. Funeral familjar, mega-akt shtetëror, bota i përulet sërish Mbretëreshës. Është lamtumira më e madhe që është parë ndonjëherë.

Rreth 2 mijë persona janë të ftuar. Përshirë rreth 500 mbretër dhe udhëheqës shtetërorë si p.sh: Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Krerët e familjeve më të rëndësishme mbrëtërore kanë mbërritur dhe më shumë se 30 krerë qeverish janë ftuar (me përjashtim të luftënxitësit Vladimir Putin). Më shumë nuk është e mundur.

Për më tepër, rreth 1 milionë njerëz udhëtuan për në Londër për të ndjekur procesionin përtej pallatit ‘Buckingham’ dhe transportin për në kështjellën ‘Windsor’, 13 kilometra larg. Niveli i sigurisë? Mega-i lartë! Janë dislokuar policia, shërbimet sekrete, njësitë ushtarake dhe anti-terror.

Akti i fundit: Mbretëresha do të varroset në orën 20:30 në kishëzën Shën Xhorxh pranë kështjellës ‘Windsor’. Richard Wellesley, zyrtar i lartë në gjykatën britanike, do të thyejë shkopin e saj të bardhë. Një gjest ceremonial që simbolikisht i jep fund shërbimit të Mbretëreshës si monarke.

Epoka e Elizabetës Ii ka përfunduar. Por ajo do të mbetët përgjithmonë monarkja e përjetshme.

About Redaksia

Check Also

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej …

Leave a Reply