Tragjedi amerikane

Kthehet në Shtetet e Bashkuara rreziku i vrasjes ekselente. Një rrezik i ushqyer nga tonet e luftës politike, asnjëherë kaq e polarizuar. Rasti i atentatorit ndaj gjykatësit Brett Kavanaugh dhe vija e përgjakshme e precedentëve, e kulmuar me JFK.

Emrat e Lee Harvey Oswald dhe John Hinckley i njohim menjëherë pakashumë të gjithë, prej njohjes makabër që kanë fituar njëri duke qëlluar presidentin Kennedy dhe tjetri presidentin Reagan. Oswald ka hyrë në histori, pasi e ka ndryshuar atë, ndërsa Hinckley ka fituar maksimumi një emër në faqet e rrëfimeve mbi vitet ’80 dhe me më shumë më tepër hapësirë në traktatet mbi sëmundjet mendore. Kurse emri Nicholas John Roske nuk i thotë asgjë askujt. Megjithatë mund të hynte edhe ai në historinë kriminale amerikane, me primatin e trishtuar pse kishte vrarë një gjykatës të Gjykatës Supreme. Në një vend ku 4 presidentë në 46 janë vrarë, 2 janë plagosur rëndë dhe thuajse të gjitha kanë kaluar rreziqe apo marrë kërcënime të punumërta dhe ku janë vrarë apo plagosur kandidatë për Shtëpinë e Bardhë, liderë të të drejtave civile, senatorë e deputetë, gjykatës federalë, atentati ndaj gjykatësve të autoritetit më të lartë gjyqësor i mungonte akoma listës. 8 qershorin e kaluar për pak sa nuk ja ka arritur 26 vjeçari Roske, që kishte flutuar nga California në Maryland për të vrarë Brett Kavanaugh, njërin nga tre gjykatësit e emëruar në Gjykatën Supreme nga ish presidenti Donald Trump.

Roske është arrestuar përpara shtëpisë së Kavanaugh nga agjentë federalë që e mbanin në mënyrë diskrete nën survejim. Me vete mbante në pistoletë Glock-17, një thikë luftarake, sprei me piper dhe fasheta plastike për ta çmobilizuar një njeri. Nga hetimet ka dalë se synonte të eliminonte dy ndoshta tre gjykatës të mazhorancës konservatore të Gjykatës. Me Roske gjërat kanë përfunduar mirë, por rasti i tij është këmbana e alarmit e radhës mbi rikthimin e mundshëm të Amerikës në një traditë të saj të lashtë dhe tragjike: krimin me sfond politik. Në vitet e fundit jemi gjendur thuajse të shtangur ndaj zinxhirit të dhimbshëm të masakrave nëpër shkolla dhe në vende kulti amerikane nga ana e killerëve të armatosur deri në kufijtë e të pabesueshmes. Por polarizimi që po përjeton vendi dhe “thirrja nën armë” e papërgjegjshme nga njëra dhe nga tjetra anë si instrument i luftës politike rrezikojnë që ta shimëfishojnë numrin e John Roske që vërdallisen nëpër Amerikë. Vrasës vetmitarë në kërkim të masakrës ta padiskriminuar, por me një HVT (High-Value Target, objektiv me vlerë të lartë, në zhargonin ushtarak dhe investigativ amerikan). Dhe herët a vonë dikush do të arrijë ta centrojë.

Një parathënie e këtij rreziku gjithmonë i pranishëm në Shtetet e Bashkuara ka qenë më 12 gusht gjuajtja me thikë e Salman Rushdie gjatë një debati në veri të shtetit të New York. Matrica në këtë rast është më afër me terrorizmin islamik, por Amerika në historinë kriminale të saj ka parë shpesh të përzihet politika, gjeopolitika dhe religjioni, në konfuzionin që thuajse gjithmonë dominon mendjen e kujt vendos të vrasë një personazh të rëndësishëm. Vrasësi i Robert F. Kennedy ishte një i ri palestinez, Sirhan Sirhan, që në rrjedhën e viteve ka furnizuar versione të ndryshme mbi shtytjen e gjestit të tij, por thuajse gjithmonë të lidhura me gjendjen e konfliktit izraeliano – palestinez në atë 1968 dramatike dhe të ngarkuar me tensione. Sirhan po vuan akoma dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në California, herëpashere intervistohet dhe në kohë shtytja është bërë më banale: “Isha i zemëruar dhe i dehur”, është sinteza e jomotivit për të cilin vendosi të eliminojë kandidatin për Shtëpinë e Bardhë dhe të ndryshojë, edhe një herë akoma, rrjedhën e historisë. Krimi i tij i hapi rrugën zgjedhjes së Richard Nixon dhe të gjithë asaj që Nixon ka sjellë me vete. Tensionet dhe frikërat e gjesteve të dhunshme në javën e fundit po vijnë duke u rritur.

Është i pak ditëve më parë alarmi i lëshuar nga drejtori i FBI Christopher Wray, që ka zbuluar se është kërcënuar me vdekje bashkë me agjentët e tij pas blicit që forcat e rendit kanë kryer në resortin e Trump në Florida, në Mar-a-Lago, në kërkimin e dokumentave ndoshta të marra në mënyrë të paligjshme nga Shtëpia e Bardhë. Nxitja e vazhdueshme e Trump për ndjekësit e tij që të godasin “armiq” si Wray (për më tepër i emëruar nga vetë presidenti republikan) ka pasur tashmë efekte të bujshme në të kaluarën, si sulmi ndaj Capitol Hill i 6 janarit 2021. Në këtë rast objektivi nuk ishte vetëm që të bllokohej fitorja elektorale e Joe Biden. Siç kanë dëshmuar auditimet e komisionit hetimor të Kongresit, kishte që synonin edhe në një HVT, një krim politik ekselent: të kapte dhe të vriste zëvendëspresidentin Mike Pence, i akuzuar se ishte një “tradhëtar”.

Nëse Trump nxeh shpirtërat e djathtë, edhe e majta më radikale rrezikon që të bëhet bashkëpunëtore e pavullnetshme në ndonjë tragjedie, për nga mënyra sesi po ashpërsohen disa tema. Parasëgjithash aborti. Se vendimi me të cilin është anulluar vendimi historik Roe v Wade (që garantonte të drejtën kushtetuese në ndërprerjen e shtatzanësisë) ka indinjuar shumë, sidomos në frontin progresist, është natyrale dhe legjitime. Por intensiteti i reagimit rrezkon që të shkohet në raste ekstreme si ai i të riut Roske, i bindur se ishte e nevojshme të bëhej “drejtësi i vetëm”. Banesat private të gjykatësve konservatorë të Gjykatës në Uashington dhe rrethinat e tij prej javësh janë objekt piketimesh dhe manifestimesh prteste dhe kontrollohen nga një aparat sigurie i konsiderueshëm.

Sesa është i lartë tensioni e demonstron një episod që ka të bëjë edhe me Italinë. Në ditët e kaluara mbështetës i vendimit mbi abortin, gjykatësi Samuel Alito, ka qenë në Romë për të marrë pjesë në një seminar të organizuar nga universiteti katolik amerikan i Notre Dame. Siç kishte vepruar në të kaluarën, edhe në këtë rast ka përfituar për një xhiro në jugun e Italisë, në gjurmë e origjinës së tij lukano – kalabreze. Kishte bërë udhëtime të ngjashme duke kaluar pa rënë në sy. Kësaj radhe autoritetet kanë vendosur t’i bashkëngjsin nja 10 burra e gra roje, midis personelit të sigurisë amerikane dhe forcave të rendit italiane. Objektivi kryesor i zemërimeve të varsësve vetmitarë amerikan ka qenë gjithmonë presidenti, për gjithçka që banori i Shtëpisë së Bardhë mishëron si figurë dhe si pushtet. Hollywood ka prodhuar filma të ndryshëm mbi komplote dhe vrasje të shtirura presidentësh, por një fiksion kinematografik që fatkeqësisht bazohet mbi realitetin.

Kur Shtetet e Bashkuara qenë ende të rinj, në 1835, ndodhi tentativa e parë për të eliminuar me të shtëna pisolete një president në detyrë: bëhej fjalë për Andrew Jackson, që nuk ka hyrë në histori si viktima e parë presidenciale vetëm pse armët e Richard Lawrence, që donte ta vriste në daljen nga Capitol, ngecën të dyja dhe, duke parë se Lawrence kishte zgjedhur si viktimë presidentin më të paparashikueshëm që Amerika ka pasur përpara Trump, gjithçka nxorri qe që u dërgua në spital nga vetë Jackson, i cili e masakroi me bastunin e tij. Nuk dështoi në fakt në 1865 John Wilkes Booth, autor i njërit prej krimeve politike më të rëndësishme të historisë: vrasjen e presidentit Abraham Lincoln, që kishte kaluar pa dëme tentativa të ndryshme vrasjeje dhe fituar luftën civile. Simpatizues i Konfederatës Jugore, e mundur nga nordistët e Lincoln, Booth arriti të futet në tribunën presidenciale të një teatri në Uashington dhe ta vriste presidentin teksa asistonte në një shfaqje.

Dy presidentë të tjerë, James Garfield në vitin 1881 dhe William McKinley në vitin 1901, u vranë teksa qenë në detyrë, përpara se të arrihej në krimin politik më të famshëm dhe më të diskutuar të kohëve tona: atë të JFK. Vdekja e Kennedy në Dallas nga dora e Oswald është bërë paradigma e vrasjes “ekselente”, prej modalitetit me të cilin e krye, prej mitologjisë së ndërtuar mbi figurën e presidentit të ri dhe prej teorive të panumërta konspirative që e kanë shëqoruar. 4 presidentëve të vrarë u duhen shtuar edhe ata që i kanë shpëtuar. Dy prej tyre, Theodore Roosevelt dhe Ronald Reagan, duke dalë gjallë për një qime pasi janë plagosur (Roosevelt pas atentatit jetoi me një plumb të mbetur në gjoks, disa milimetra larg mushkërive). Në të dyja rastet, vrasësit qenë psikopatë me motivacione të thuash pak konfuze. John Flammang Schrank, baristi që qëlloi ndaj Roosevelt në vitin 1912, tha se e kishte urdhëruar në gjumë presidenti i ndjerë McKinley. Hinckley, njeriu që qëlloi Reagan në daljen e një hoteli në Uashington, pohoi se me gjestin e tij donte të tërhiqte vëmendjen e aktores Jodie Foster, për të cilën kishte humbur mendjen (më 15 qershor Hinckley është kthyer definitivisht në liri, pas dekadash të kaluara midis burgjesh dhe institutesh psikiatrike).

Me psikopatë si Hinckley është plot Amerika dhe të parashikosh se kur dhe si mund të godasin është e pamundur, por klima aktuale e vendit rrezikon të rizgjojë në fakt instinktet e urrejtjes së vrasësve që veprojnë për motive politike apo prej projekte të çmendura “supremacie racore”. Edhe me këta vendi është plot, siç ka zbuluar shumë herë në historinë e tij të njolosur me gjak. Mjafton të kujtohet rasti i James Earl Ray, njeriut që me një pushkë vrau Martin Luther King në vitin 1968 në Lorraine Motel të Memphis të shtetit Tennessee, duke ndryshuar edhe në këtë rast historinë e luftës për të drejtat civile. Ray ka qenë gjithmonë një personazh i vështirë për t’u kategorizuar, edhe prej ndryshimeve të vazhdueshme që ka bërë në burg, por matrica e gjestit të tij është padyshim raciale dhe me nuanca të forta politike.

Gazetarit William Huie i tregoi – edhe në këtë rast më pas duke ndryshuar gjithçka – se priste të kalonte pak kohë në burg pas krimit pasi ishte i sigurtë se guvernatori i Alabama George Wallace, një segregacionist i njohur, do të bëhej president dhe do ta falte. I kishte bërë keq llogaritë. Një ironi tragjike e detyroi Wallace t’i braktiste aspiratat presidenciale sepse e qëlluan edhe atë. Në vitin 1972, teksa ishte në garë për primaret për emërimin e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, gjatë një mitingu në Maryland u afrua nga Arthur Bremer që e qëlloi me 4 të shtëna revoleje në bark. Wallace mbeti i paralizuar për pjesën e mbetur të jetës dhe e la politikën, ndërsa Bremer rezultoi një vrasës aspirues “bipartizan”: donte të vriste një pecogroso, ishte i pavendosur midis presidentit Nixon e Wallace dhe zgjodhi atë më të lehtin për të goditur.

Lista e kufomave ekselente dhe me HVT të mbijetuar për një qime mund të vazhdojë gjatë, duke përfshirë edhe krime shumë të ndryshëm midis tyre: nga Malcolm X i vrarë nga një treshe vrasësish, tek John Lennon i vrarë nën shtëpi në New York nga fansi Mark David Chapman (që pas pak kohe mund të dalë nga burgu). Ajo që preokupon aparatet e sigurisë amerikane është niveli i tensionit politik i kohëve të fundit dhe rreziku që të jenë vetë protagonistët e jetës publike ato që shpërthejnë instinktet e ndonjë mendjeje të sëmurë si ajo e Nicholas John Roske. Ditë më parë një “patriot” i kulluar me emrin Ricky Schiffer është paraqitur me pushkë automatike dhe jelek antiplumb në zyrat e FBI në Cincinnati dhe ka vrarë agjentët pas një qëllimi me armë. Ka dalë se kishte lidhje me botën e protagonistëve të sulmit ndaj Capitol dhe se ishte irrituar për kontrollin e Trump në Mar-a-Lago. Do të shërbente një ulje e përgjithshme e toneve, që askush nuk ka ndërmend ta bëjë në mes të fushatës për zgjedhjet e Midterm të nëntorit.

Ose do të shërbente të kalohej një ditë në Arizona në shtëpinë e Gabrielle Giffords. Deri më 2011 ishte një prej yjeve që po lindnin i Partisë Demokrate, deputete në Kongres me ambicie që mund të bëheshin edhe presidenciale. Sot është një zonjë që e kalon kohën në shtëpi duke lexuar dhe duke menaxhuar me të shoqin Mark Kelly – një ish pilot që pilotonte Shuttle – njëmijë pasojat e lëna nga një plumb që i ka përshkuar kafkën dhe trurin. Më 8 janar 2011, teksa shtrëngonte duart me votuesit në parkimin e një supermerkatoje në Tucson, Giffords u arrit nga një prej dhjetëra plumbave të shpërthyera nga arma e Jared Lee Loughner, një djalë me kokën plot me drogëra dhe teori konspiracioni. Për të kërkuar të vriste deputeten, pas asnjë shtytje koherente, Loughner goditi gjithësesj 19 njerëz, duke vrarë 6, midis të cilëve një gjykatës federalë dhe një vajzë 9 vjeçare. Nganjëherë Gabrielle Giffords merr pjesë në ngjarjet publike të demokratëve dhe kërkon të paralajmërojë rreziqet që kalon një vend plot me armë, por reduktimi i numrit të pistoletave dhe i pushkëve automatike ndihmon, por nuk mjafton: sot në Amerikë duhet dhe sidomos çarmatosur fjalët.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA 

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply