Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, Berisha: Rendi dhe siguria në duart e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas krimit të rëndë në Shkodër ku mbeti i vrarë një19-vjeçar. Rendi dhe siguria në duart e krimit, shkruan Berisha.

Reagimi

Rendi dhe siguria në duart e krimit. Ekzekutimi i radhës në qytetin e Shkodrës!

Në bulevard qëllohet për vdekje i riu 19 vjeçar, Erjon Xhenjo. Vrasësit u larguan si zakonisht, në drejtim të paditur. Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës dënoj me forcën më të madhe strategjinë e dhunës dhe moton e Edi Rames: Kokën ti hanë njëri tjetrit, si një moto që sjell zinxhir të pandalshëm vrasjesh dhe krimesh.

Zero tolerancë ndaj krimit është dhe do të mbetet moto e PD-së.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODIHR ka rrëzuar legjitimitetin e 11 majit, Rama përpjekje për të ndryshuar raportin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët janë të informuar për raportin paraprak të …

Leave a Reply