Duma: Çdo individ që bën opozitë ka vetëm një fokus, rënien e Edvin Ramës!

Deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar situatën politike në vend, ku tha se sheh përpara një sezon të suksesshëm politik. Në lidhje me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, Duma tha se, Partia e Lirisë është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin.

Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret çdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës”, tha Duma.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.