Media italiane jehonë takimit të Berishës me shqiptarët në Romë

Agjencia italiane e lajmeve ItalPress ka raportuar takimin online që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të dielën me shqiptarët që jetojnë në Romë.

ItalPress shkruan se takimi i mbajtur në distancë mblodhi mjaft mbështetës të Partisë Demokratike me banim në Itali.

Në këtë takim, thekson ItalPress, Berisha vlerësoi rolin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shtuar se ndihma e madhe e këtij vendi mik pati një rol të rëndësishëm në ecurinë e vendit.

“Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut. Berisha tha se, anti-mafia italiane ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafies”, shkruan ItalPress.

“Italia po jep kontributin e saj në luftën kundër krimit të organiaur në të dy anët e Adriatikut”, nënvizoi Berisha, raporton agjencia italiane.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply