Noka: PS ndryshon me urgjencë Ligjin për informacionin e klasifikuar, u shërben patronazhistëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha në Komisionin e Sigurisë se, PS ndryshon me urgjencë Ligjin për informacionin e klasifikuar, u shërben patronazhistëve.

” Është shumë qesharake, nuk ka bërë vaki të flitet me këtë terminologji ndonjëherë në komisiome dhe në parlament.

Unë e kuptoj që këtu është bërë ndryshimi i ligjit dhe do të hartohet një plan vjetor për patronazhistët.

I pari është patronazhisti që duhet të gjendet një rrugë për t’i dhënë dekoratë, do të vazhdohet më pas me kabinetin për të marrë dekorata.

Sigurisht që duhet ta amendojë mirë ligjin qeveria për t’i dhënë edhe Lames një dekoratë për mashtrime, për korruptim, për vjedhje, për abuzim, për fyerje të shqiptarëve, për tallje me shqiptarët. Sepse dekoratë tjetër pse duhej urgjencë për t’u ndryshuar ky ligj në një situatë të tillë unë nuk shoh.

Kjo është fyerje për çdo shqiptar sidomos në kohën kur po ndodhin zhvillime të frikshme. Zhvillime të frikshme jo vetëm në aspektin ekonomik dhe politik në këtë vend por edhe përsa i përket aspektit të sigurisë kombëtare që mbulon si komision.

Do të fyesh shqiptarët? Ja ku i ke. Vazhdo me këto projektligje”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply