Rama për “Der Spiegel”: Në vend të Teatrit do të ngrihen 7 kulla

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi shembjen e Teatrit Kombëtar, deklaroi se në këtë vend do të ndërtohen 7 ndërtesa të larta. Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për ‘Der Spiegel’.

Kryeministri tha se Shqipëria do kapë majat e botës me këtë projekt.

Der Spiegel: A nuk është e saktë që teatri i vjetër kombëtar në qendër u shkatërrua me një operacion për të ndërtuar këto godina të reja? Dhe, a nuk mund të thuhej se procedurat e prishjes dhe ndërtimit nuk ishin shumë transparente?

Edi Rama: Jo! Po ndërtohet një i ri ku u shemb teatri i vjetër. Dhe bëhet fjalë vetëm për shtatë ndërtesa të larta. Pronarët e ardhshëm janë të gjithë biznesmenë të njohur. Ata janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. Blerjet dhe shitjet përpunohen përmes bankave. Disa tani pretendojnë se janë paratë e drogës. E vërteta është se këta persona kanë marrë kredi nga bankat për financim, verifikohen të gjitha transaksionet e shitblerjes. Deklarata jonë ndoshta nuk përshtatet në trendin e artikullit

Der Spiegel: Për ndërtimin e portit në qytetin bregdetar jugor të Durrësit, ju keni fituar emirin e Abu Dabit si ndërmjetës për investitorët arabë. Çfarë prisni nga kjo?

Edi Rama: Ky projekt fantastik do ta sjellë turizmin tonë në Shqipëri në majat e botës. Porti i vjetër i qytetit kthehet në një port turistik. Për vite me radhë ne kërkonim një investitor të gatshëm për të investuar dy miliardë euro, por nuk mund të gjenim një. Mohammed bin Zayed e mbështet projektin me bujari dhe ka gjetur sponsorët.

Der Spiegel: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

About Redaksia2

Check Also

Sot protesta para bashkisë, revolta qytetare: Sulm kundër hajdutëve!

Sot në orën 11:00 mbahet protesta e radhës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për …

Leave a Reply