Frank Gardner-BBC
Edhe para fjalimit sfidues dhe luftarak të Presidentit Putin, lufta në Ukrainë po hynte në një fazë të rrezikshme.
Suksesi i papritur i Ukrainës në rimarrjen e mbi 1000 milje katrorë të territorit rreth Kharkiv-it ka alarmuar Moskën dhe ka përshpejtuar planet e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas për të mbajtur referendume për t’u bërë pjesë e Rusisë.
Të denoncuara tashmë si mashtrim, këto me shumë gjasa do të çonin që Moska të shpallte të gjithë rajonin Donbas të Ukrainës, si dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug, pjesë të Rusisë sovrane.
Pjesa tjetër e botës mund të mos e njohë këtë, por për Moskën kjo nuk ka rëndësi.
Për Kremlinin kjo do të thotë se Ukraina nuk po lufton më për të çliruar territorin e saj, përkundrazi – në sytë e Putinit – ata janë pushtues, duke përdorur armë të furnizuara nga NATO për të kërcënuar Rusinë.
E gjithë kjo mund të ushqehet në narrativën e Putinit se tani nevojiten masa ekstreme për të mbrojtur atdheun rus nga një kabale e keqe e Ukrainës dhe mbështetësve të saj perëndimorë.
Thirrja e 300,000 rezervistëve të trajnuar nuk ka gjasa të jetë masa e vetme që ai do të përdor, në mënyrë që të shpëtojë pushtimin e tij të keq-menduar të Ukrainës nga një disfatë poshtëruese.