Meta: Vetëm protestat qytetare do na ndajnë nga hajdutëria e Edvin K. Ramën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një reagim të tij në Facebook, shkruan se vetëm protestat e qytetarëve rikthejnë rendin kushtetues në vend. Meta shkruan se, vetëm me protesta ndahemi nga keqqeverisja e Edvin K. Ramës.

“Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?

Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

BE pranon dështimin e SPAK/ Qeveritarëve të korruptuar nuk u preket pasuria

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit …

Leave a Reply