Siguria/ Baçi: Presidenti nën hijen e kryeministrit Rama, nuk flet pa urdhër

Deputeti i PD, Luan Baçi e sheh me shqetësim të madh, pozicionin që ka marrë Presidenti i Republikës nën hijen e Kryeministrit Edi Rama në një kohë kur në vend po diskutohet më shumti, siguria kombëtare: “Nuk përballet me gazetarët, nuk jep fare shpjegime, e ka zakon tashmë për t’i kaluar në heshtje gjërat me idenë dhe mendimin se i di Rama, gjërat e do të flasë ai kur të dojë”, u shpreh Baçi.

Gjatë një interviste në Kafe Shqeto SOT në SYRI TV, demokrati i vjetër që drejtoi me vite degën e PD-së në Fier, theksoi se me sulmin që iu bë e-Albania, nuk ka më asnjë lloj sigurie kombëtare dhe se praktikisht shteti ka rënë, por nga ana tjetër, ashtu si edhe në sulmet para zgjedhjeve të 21 Prillit 2021, edhe tani qeveria nuk duket e shqetësuar.

“Është një vonesë e pakuptimtë dhe e çuditshme nga Presidenti i Republikës si kreu i shtetit. Ai menjëherë duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare si kryetar dhe duhet të kishte marrë situatën në dorë sipas asaj që i ngarkon ligji, – nënvizoi Baçi. – Në fakt, Presidenti nuk po na zhgënjen me atë pritshmëri që krijuam, që me mënyrën si u gjet, si u propozua e si u emërua President. Si duket po nuk mori urdhër nga Kryeministri, nuk mund të dalë as në një konferencë shtypi dhe jo më të marrë iniciativën të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.  Parë nga ky këndvështrim nuk është për t’u habitur e çuditur. Çdo gjë, edhe sytë edhe veshët janë drejtuar vetëm nga Edi Rama dhe të gjitha institucionet presin vetëm reagimin e tij.

Ai (Presidenti) nuk reagon, thjesht bën propagandë, bën një manipulim çoroditës për opinionin, nuk përballet me gazetarët, nuk del në konferencë për shtyp, nuk jep fare shpjegime, e ka zakon tashmë duke i kaluar në heshtje gjërat me idenë dhe mendimin se i di Rama, gjërat, do të flasë ai kur të dojë dhe çdo gjë është e sigurt nën udhëheqjen e shkëlqesisë së tij.”

“Po të vëmë re, – vuri në dukje deputeti demokrat, –  qeveria duket e pa shqetësuar nga gjithë këto ndërhyrje që ka në të gjitha sistemet. Normalisht, nuk ka thjesht një ndërhyrje tek sistemi e-Albania. Ndërhyrja që bënë dhe nxjerrja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 ishte një hakerim i hapur që e bëri vetë qeveria me patronazhistët. Por jo vetëm kaq. Sistemi e-Albania dihet që është një platformë ndërlidhëse midis të gjitha sistemeve të tjera që ka qeveria, është një ndërlidhëse me Gjendjen Civile, Tatimet, Doganat, me Drejtorinë tatimore, me OSHEE dhe me shumë sisteme të tjera. Pra, nuk është hakeruar vetëm e-Albania, por janë hakeruar të gjitha këto pjesë të tjera të qeverisë dhe nga gjithë kjo tani kanë dalë të gjitha të dhënat në diell, normalisht shteti ka rënë.

Ne nuk kemi më asnjë lloj sigurie kombëtare, të gjitha të dhënat janë në dorë të botës ë krimit, të gjitha të dhënat personale të njerëzve. Po rrezikohen bankat; kemi shumë qytetarë që veprojnë me karta bankare dhe janë në rrezik që edhe të dhënat e tyre, numrat e llogarive të bëhen publike. Pra, është vërtet një gjendje shumë e rrezikshme dhe të mos harrojmë se nuk patëm një sulm në sistem thjesht një herë të vetme, por ky sulm ka filluar, sipas Microsoft-it që u vu në dispozicion të shtetit tonë (e kjo ishte një ndihmë e afruar nga SHBA, që duhet t’i jemi mirënjohësh dhe falënderues) e nxorën me fakte që sulmi i hakerave iranianë ka kaluar në 4 faza dhe ka filluar që në maj të 2021-shit. Pra, kemi pasur herë pas here; kemi pasur njoftime edhe nga krerë institucionesh tonat që kur ka filluar sulmi rus në Ukrainë, ka pasur informacione që jemi sulmuar nga hakera të huaj.

Nuk është se erdhi diçka e papritur dhe shteti, Kryeministri, absolutisht nuk kanë marrë asnjë lloj iniciativë. Nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndaluar këto sulme. Nën këtë këndvështrim ne jemi përsëri nën sulm dhe mund të ndodhë që edhe në vazhdimësi të kemi problematika nga më të ndryshme.

Kompania Aleat që merret me shpërndarjen e pasaportave, nuk funksion, nuk punon. Unë flas me shumë qytetarë të Fierit që ankohen ditë pas dite. Venë dhe nuk marrin dot shërbimin e duhur, nuk marrin dot pasaportat dhe nuk lëvizin dot jashtë. Nuk funksionojnë dhe nuk punojnë mjekët në lagje, nuk japin dot receta se nuk punon sistemi elektronik për rimbursimet, për ilaçet, për pensionet, familjet me ndihmë ekonomike. Pra kemi një paralizim të gjithë shtetit”. /SYRI.NET

About Redaksia

Check Also

Boçi: Si mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma e grushta nënkryetarin e kuvendit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh nga zona e “Pallatit me Shigjeta” se, policia …

Leave a Reply