Merret vendimi! Katërfishohet fatura e energjisë elektrike, një kilovat 42 lekë

Duke filluar nga data 1 tetor, faturat e energjisë elektrike, do të jenë katërfish më të larta për konsumatorët shqiptarë. Enti Rregullator i Energjisë ka formalizuar vendimin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama para pak javësh.

Vendimi prek ato familje të cilat harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë në muaj. Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat efekton më shumë se 20% të familjeve shqiptare.

Sikurse ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, duke filluar nga data 1 nentor, fatura e energjisë elektrike do të rëndojë katërfish më shumë xhepat e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj.

Me një vendim të kësaj të premteje, Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar tarifat e rritura ku një kilovat do të kushtojë 42 lek nga 9.5 lekë që paguhej më parë. Enti Rregullator i Energjisë e ka justifikuar vendimin me pretendimin se është marrë për të krijuar likuiditetin e nevojshëm për të mbuluar nevojat financiare të blerjes së energjisë në burse e cila aktualisht ka ulur ndjeshem cmimin e shitjes.

Pavarësisht zërave kundër nga ana e opozitës, pjesëmarrës në mbledhje, kryetari I entit rregullator thekson se numri i familjeve të prekura nuk është shumë i lartë. ndër të tjera z.Ahmeti deklaroi se së fundmi familjet kanë ulur konsumin

Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat prek më shumë se 20% të familjeve shqiptare, xhepart  e të cilëve do të ngrijnë më tej bashkë me dimrin.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply