DEKLARATË
Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.
Prindërit dhe nxënësit e shkollës të mbyllur në urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standrteve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një proteste.
16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.
Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet.
Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.
Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.”.
Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.
Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.
Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.
I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës Mehmet Akif për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.
Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës!
Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.
Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe.
Vajza është përgatitur me vite për të konkuruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët.