Zgjedhjet në Itali, Berisha në telekonferencë: Komuniteti shqiptar do të votojë “Forza Italia-n”

• Zgjedhjet në Itali, Berisha në telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i “Forca Italia”, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë: Miqësia me Presidentin Berlusconi mbetet ende e fortë. Komuniteti shqiptar do të votojë “Forza Italia-n” për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson.

Komunikatë për shtyp e Forca Italia

ZGJEDHJET: KOMUNITETI ITALO-SHQIPTAR PËRKRAH FORZA ITALIA
Romë, 23 Shtator

Komuniteti shqiptar i Italisë është përkrah Forza Italias sepse konsiderohet një parti e ndjeshme ndaj problemeve sociale, e vëmendshme ndaj minoriteteve, e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe në zbatim të ligjit.

Ky është, në mënyrë të përmbledhur, mesazhi i Sali Berishës, ish-president i Republikës së Shqipërisë, kryeministër dhe lider historik i qendrës së djathtë, për të gjithë ndjekësit e tij që jetojnë në Itali.

Berisha foli në një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i Forca Italia, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të komunitetit shqiptar. Gjatë takimit, Berisha shprehu afërsinë dhe mbështetjen e ti për Forza Italia dhe gjithë koalicionin e qendrës së djathtë, me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme dhe delikate elektorale.

“Miqësia me Presidentin Berlusconi – tha Berisha – dhe shpërndarja e programeve të Forza Italia janë të vjetra dhe të forta edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye ftoj – saktësoi ai – komunitetin tonë të madh, ku bëjnë pjesë shumë qytetarë italo-shqiptarë, për të votuar me bindje Forza Italia për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson”.

Tajani dhe Barelli falënderuan për ndjeshmërinë e treguar ndaj çështjeve që kanë qenë gjithmonë të dashura për lëvizjen blu, duke shtuar se gatishmëria e Berishës konfirmon bashkëpunimin tashmë të krijuar me drejtuesit e territorit.

Presidenti Berlusconi përmes Tajanit falënderoi mikun e tij Berisha për fjalët, duke besuar së shpejti në një takim që do të vulosë ndarjen e synimeve të përbashkëta në një të ardhme të afërt.

ELEZIONI. FI: COMUNITÀ ALBANESE ITALIANA A FIANCO DI FORZA ITALIA (DIRE) Roma, 23 set. – La comunità albanese italiana e’ a fianco di Forza Italia perché ritenuto un partito sensibile alle problematiche sociali, attento alle minoranze, impegnato nella tutela dei diritti nel rispetto delle leggi. Questo, in sintesi, il messaggio di Sali Berisha – gia’ presidente della Repubblica dell’Albania, premier e leader storico del Centrodestra – a tutti i suoi che vivono in Italia. Nel merito, oggi, si’ e’ tenuta una riunione in teleconferenza con Antonio Tajani, coordinatore nazionale azzurro, Paolo Barelli, presidente dei deputati del partito, e lo stesso Berisha. All’incontro, hanno partecipato i principali esponenti della comunità albanese. Berisha, durante la riunione, ha espresso la propria vicinanza e il proprio sostegno a Forza Italia e a tutta la coalizione di centrodestra, in occasione di questo importante e delicato appuntamento elettorale. “L’amicizia con il presidente Berlusconi- ha affermato Berisha- e la condivisione dei programmi di Forza Italia risalgono passato e si sono rafforzati fino a oggi. Per questo motivo invito – ha precisato – la nostra numerosa comunità, che annovera tanti albanesi cittadini italiani, a votare con convinzione Forza Italia per la visione europeista e moderata che rappresenta”. Tajani e Barelli hanno ringraziato per la sensibilità mostrata verso i temi da sempre cari al movimento azzurro, aggiungendo che la netta indicazione di Berisha conferma la collaborazione già in atto con i vertici territoriali. Il presidente Berlusconi, tramite Tajani, ha inviato all’amico Berisha il proprio ringraziamento per le sue parole, confidando presto in un incontro che suggelli la condivisione di intenti nel prossimo futuro.

 

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply