Berisha: Ju inkurajoj të përdorim sa më shumë median sociale në komunikimet tona

U garantoj se ky është një fillim i komunikimit tonë së bashku në rrjetet sociale. Njerëzisht ju inkurajoj të përdorim sa më shumë këto rrjete në komunikimin tonë me njëri-tjetrin dhe qytetarët, në një kohë kur sot, regjim përdoret të vendosë censurë dhe kontroll, blen në mënyrë të shëmtuar mediat e vendit dhe i përdor ato si mjete mashtrimi, le të konsiderojmë këto mjete si burime të sigurta pa censurë të komunikimit me njëri-tetrit dhe informacionit.

Ndaj edhe këtë fillim këtë hap të parë, të shkojmë duke e përmirësuar në komunikimet e ardhshme.

Ndjesë për të gjithë ata që në morinë e pafundme të pyetjeve, nuk morën përgjigje, por u garantoj se nuk ka pasur asnjë lloj përzgjedhje, përveç asaj që një tërësi e madhe, nuk përballohet në një kohë të caktuar.

Berisha: Një nga gjërat që do bëja ndryshe, është ligji për tokën

Natyrisht nga viti 1990 gjer më sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe. Një nga gjërat që do bëja ndryshe, është ligji për tokën.

Përveç kësaj, pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar edhe më shumë, pra gjithnjë kam qeverisur i bindur në atë që thotë Ronald Reagan, se qeveria është problemi.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …

Leave a Reply