Berisha uron Melonin: Do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, e nisi konferencën e sotme për shtyp duke uruar edhe njëherë fitoren e koalicionit të djathtë në Itali. Berisha tha se, sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

“Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë.

Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut.

Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë.

Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së.

Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë.

Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Ron Yeffet dhe përplasja e Ramës me amerikanët/ E Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Balluku

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje …

Leave a Reply