Synimet e Tigrit

Hopi i madh i Indisë së Modi për të mos qëndruar prapa Pekinit, por kontrastet dhe ndarjet nën maskën nacionaliste ndjehen.

Buldozerët avancojnë kërcënues, elefantë të mëdhenj mekanikë të lëshuar kundër barakave në lagjen islamike të Delhi. Një diell portokalli i saposhfaqur çpon shtresën e smogut të lëngët që mbulon qytetin në muajt e thatë. Rreshtimi i vendosur i partisë nacionaliste në, BJP (Bharatiya Janata Party) e drejtuar nga kryeministri Narendra Modi, është masiv, por jo i papritur dhe nuk është as i pari. Me justifikimin që ato shtëpi periferike janë abuzive, trohet shpronësohen dhe i jepen hinduistëve të devotshëm. Më 2019 Gjykata Supreme ka vendosur që shkatërrimet janë krim, por pronësia duhet t’i takojë një trusti hindù. Një vendim që nuk e zgjidh dilemën midis fesë dhe së drejtës. Mëngjesin e 9 majit paralajmërohet pra një ditë tjetër e përgjakshme: në këto vite përleshjet në të gjithë vendin kanë provkuar midis 10000 dhe 17000 të vdekurve. Kurse myslimanët i befasojnë të gjithë dhe lëvizin si të udhëhequr nga Mahatma Gandi.

Të paarmatour, të vëmendshëm mos të reagojnë me lëshimin klasik të gurëve, rrethojnë buldozerët duke i penguar ata që të spostohen. Të ndaluar, shkatërruesit ndalen dhe rigrupohen. Do të jetë për një herë tjetër pasi nuk ka iluzione, shpronësimi nuk do të ndalet, është një armë e fuqishme dhe shpesh efikase e spastrimit etnik me të cilin partia nacionaliste ka çimentuar konsensusin nën flamurin e një uniteti religjioz fals, të sajuar ose më mirë i gjithi politik. Kështu Modi dëshiron ta transformojë Indinë në një fuqi të ngjyrosur zaferan, ngjyrën që themelon të gjithë gamën e hinduizmit: përfaqëson zjarrin dhe ngjitjen, pastërtinë dhe kërkimin e dritës (si për budistët), por edhe simbolin e Rajput, kastës luftarake, bijë e mbretit. Rivale e Kinës (konkurrojnë Kashmirin) dhe njëherazi klient (ndërshkëmbimi është thuajse dyfishuar në 10 vite), e përkëdhelur e Shteteve të Bashkuara në funksion antiPekin, e tërhequr nga Rusia prej një familjariteti të gjatë nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe e dinastisë Nehru, armike e Pakistanit deri sa të rrezikonte një konflikt bërthamor, India, multiformëshe e barabartë me hyjnitë e Mahabharatas, po e kërkon prej kohësh vendin e saj pa e gjetur kurrë, si një personazh i shkrimtarit të madh V. S. Naipaul.

Pushtimi rus i Ukrainës ka përshpejtuar këtë kërkim: të kuptohet se ku do të shkojë gjiganti i dytë i Azisë bëhet një çështje vendimtare. Modi është takuar me Ursula von der Leyen në prill, ka siguruar Joe Biden, por për Putinin mbetet ambig. Bumi paspandemik sigurisht e ndihmon lojën ekonomike. Tashmë PBB e ka tejkaluar atë të ish dominuesve britanikë. Në indian, Gautam Adani (porte, aeroporte, qendra të dhënash) është bërë, vlerëson agjencia Bloomberg, njeriu i dytë më i pasur i botës pas Elon Musk, përpara Jeff Bezos dhe Bernard Arnault. Është pjesë e rrehit magjik të familjeve të mëdha të kapitalizmit si ato Jindal dhe Mittal, zotërinj të çelikut, Tata në automobila, Ambani, mbretër të gazit dhe të naftës, që posedojnë kompaninë më të madhe private. Megjithatë skakiera më e rëndësishme është padyshim ajo gjeopolitike. Në një takim kokë më kokë të premten, 16 shtator, në Yzbekistan, Modi i ka thënë Vladimir Putinit se “kjo nuk është kohë për luftë, kemi folur shumë herë për këtë në telefon”.

Samiti i Shanghai Cooperation Organisation ka rezultuar një katastrofë për “Mad Vlad” që ka marrë një qortim nga ana e Xi Jinping, aq sa të jetë i detyruar ta pranojë publikisht “proekupimin kinez” për luftën në Europë. Modi dhe Xi kanë provuar të mbesin deri më tani neutralë, edhe pse lidhjet e tyre me Rusinë mbesin vendimtare. Dehli dhe Pekini e kanë rritur blerjet e naftës ruse, megjithatë pushtimi i Ukrainës ka provokuar një valë goditëse: kriza e grurit dhe pasiguria energjitike rrezikojnë të kenë pasoja të rënda. Putini ka premtuar “një partneritet strategjik të privilegjuar”, India dyshon se kjo është në interesin e saj, pasi preferon të shpërndajë kartat e saj, sot padyshim më të mira se dikur, në shumë tavolina.

Marrëdhëniet e Kinës shënohen nga 3 çështje themelore. E para është hendeku midis dy vendeve. E dyta është konflikti për kufijtë. E treta është afrimi midis New Delhi dhe Uashingtonit që Pekini e kërcënon si kërcënim. Në 1978, kur Kina ndërmori reformat ekonomike, PBB ishjte pothuajse identik me atë indian, sot është të paktën 5 herë më i madh. Vetëm eksportet kineze (të rritura me 77% nga 2012) vlejnë sa i gjithë PBB e Indisë. Aparatet ushtarake nuk janë të krahasuar për nga sasia dhe cilësia. Pra, Pekini nuk ka dyshime: Delhi duhet të pranojë rolin e numrit dy, por është pikërisht ajo që nacionalisti Modi nuk do.

Një zhvillim i përshpejtuar dhe një hop cilësor teknologjik janë dy armët ekonomike që dëshiron të vlejë për ta mbushur pjesërisht distancën. Ky mund të jetë viti i kthesës me një Indi që rritet midis 8% dhe 9% dhe Kinës që vazhdon të ngadalësohet frikshëm. Përplasja mbi atë që quhet “Linja e Kontrollit Aktual”, domethënë kufiri i përkohshëm prej 3500 kilometrash përgjatë Himalajës (përplasja e fundit me grushta, shkelma dhe goditje karateje i përket një vit më parë), po zgjerohet deri në deti pasi Kina faktikisht e ka rrethuar gadishullin indian me një seri portesh në Gwadar (Pakistan), Hambantota (Sri Lanka), Chittagong (Bangladesh) dhe Kyaukpyu (Mianmar).

E gjitha kjo impakton drejtpërsëdrejti mbi raportet me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Modi ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës, por kjo nuk e ka vënë në rrezik pjesëmarrjen e saj në QUAD, aleancën me Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë që shumë e konsiderojnë bërthamën e një NATO aziatike e rreshtuar hapur për të penguar Perandorinë e Mesit. Po Moska? Krahët e kësaj Indie – Kali zgjaten, BJP ka marrë komandën për të përmbysur sistemin e pushtetit të vendosur nga Nehru dhe nga pinjollët e tij, deri tek italiania Sonia Gandhi, megjithatë raportet me Rusinë janë bipartiake, por a ekziston vërtet një model Modi? Ekspansioni i madh paraqitet nga ideologët pekinezë si superioritet i sistemit autoritar, e komunizmit të tregut. Në Indi zorra demokratike ka mbuluar rizierjen turbulente të traditës dhe të novacionit, të konservatorizmit dhe modernitetit, që ka prodhuar një paralizë të gjatë. Kastat janë abroguar me ligj, por vazhdojnë të shënojë në thellësinë e shoqërisë; pluripartitizmi parlamentar ka gjeneruar fillimisht hegjemoninë e Partisë së Kongresit, tani predominimi i partisë nacional – hinduiste nga 2014 dhe asnjë politolog indian parashikon ndryshime nga këtë në zgjedhjet e 2024, ndoshta as më pas; decentralizimi që mundëson njohjen e diversiteteve etnike, kulturore, religjioze, ia ka lënë vendin konflikteve të përgjakshëm me sikhët, myslimanët, pakicat që flasin urdu dhe të gjitha të tjerat; ndryshimi i elitave, karta e vërtetë për demokracitë liberale, është i dobët.

Tani veli i Maya është shyqer dhe zbulon kontraste të reja dhe të vjetra. Modi i ka tejkaluar për të arritur në pushtet, më pas ka kërkuar t’i rikompozojë nën yzbegun fetar, me një rrugëtim në shumë aspekte shumë i ngjashëm me atë të Erdoganit në Turqi. Edhe lideri indian ka debutuar me një banjë reformiste dhe liberiste për të zbuluar një nënsfond shtetëror – proteksionist që rrezikon t’i vërë në rrezik progreset e realizuara. Liberalizimet e para kanë filluar në 1991, qysh atëhere e prapa është ecur përpara midis “euforisë dhe dëshpërimit”, ka shkruar “The Economist”. “India një minutë është Kina e re, një superfuqi që shpërthen me gjeni biznesorë. Minuta më pas është një bombë dmeografike me sahat e paaftë të gjnerojë shpresa për gjeneratat e reja. Në dekadën e kaluar ka tejkaluar shumë vende, megjithatë e ardhmja e vendit është errësuar gjithmonë nga një ndjenjë moskuptimi”.

Konsiderata që mund të shtrihen shumë përtej ekonomisë: fenomene si Bollywood nuk kanë prodhuar kinema të madhe, një grup shkrimtarësh ekselentë apo yje në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë bërë edhe tru në arrati dhe sërish India gjendet në një tjetër prej udhëkryqeve të saj. Pandemia ka goditur rëndë me 4 milion e gjysmë raste dhe gjysmë milioni të vdekur, por shumë më pak se në Shtetet e Bashkuara (95 milion raste dhe mbi 1 milion të vdekur) apo në Europë. Vendi është rivënë në lëvizje përpara parashikimit dhe ka treguar shenjat e “një formule të re” respektivisht së kaluarës, sipas së përditshmes së City. Për çfarë bëhet fjalë? Motori është rinovimi teknologjik, pak mund të numërojnë mbi gjysmë milioni inxhinierë në vit të përgatitur sipas të gjitha krizmave më të mira perëndimore. Dhe me 100 njëbrirëshe (startup jo të kuotuara me një të ardhur më të lartë se 1 miliard dollarë) India është e treta në botë pas Amerikës dhe Kinës.

Cikli i ri i zhvillimit mbështetet mbi katër shtylla. E para është krijimi i një tregu të brendshëm të vërtetë dhe unik ku biznese dhe konsumatorë mund të përdorin një sistem financiar modern. Infrastrukturat kanë dhënë një kontribut themelor, ato fizike si rrugë, autostrada, hekurudha, aeroporte dhe ato imateriale si një rrjet dixhital unik i krijuar nga shteti, ajka e qeverisë Modi. Shtylla e dytë është industria. Për një kohë të gjatë India ka shpresuar të bëhet fabrika e botës, por manifaktura ka mbetur rakitike, me rreth 18% të PBB. Tani ka filluar një fazë ekspansioni. Grupet e mëdha janë majat e ajzbergut të përbërë nga një miriadë kompanishë mesatare dhe nga një plate edhe më e gjerë laboratorësh dhe ofiçinash. Shtylla e tretë është teknologjia duke filluar nga shërbimet e telekomunikacionit të eksportuar në gjysmën e botës. Vendi ka investuar shumë në energjitë alternative dhe “raxhahët e të rinovueshmeve” janë bërë shumë të fuqishëm. Kërkesa për automjete elektrike e tejkalon gjerësisht ofertën dhe prodhuesit botërorë fërkojnë duart: indianeët janë 1 miliard e 400 milion, trashë trashë si kinezët. Një tjetër mburrje është welfare dixhital që mundëson aksesin ndaj mbështetjeve dhe shumë shërbimeve direkt pa kaluar nëpër shtresën burokratike, një prej të këqijave historike të vendit. Rreth 950 milion njerëz kanë përfituar me një mesatare prej 86 dollarësh për kokë, nëqoftëse mendohet se linja e varfërisë është fiksuar në 250 dollarë në vit, nuk është pak. Të vënë në radhë të tërë, vijnë më të varfërit.

India varet nga një fluks i vazhdueshëm kapitalesh për të përballuar deficitin e përhershëm në bilancin e pagesave. Sistemi financiar megjithëse i përmirësuar mbete ende i prapambetur. Niveli i arësimit mesatar është i ulët, në kontrast të fortë me përgatitjen e shkëlqyer tekniko – superiore. Pastaj është edhe ai që analistët e quajnë stili Modi, mënyra e tij e qeverisjes autokratike, frikësuese, nacional – proteksioniste që vihet në kontradiktë të hapur me vetë objektivat e shpallur. Politika që në shumë aspekte i ka dhënë impuls zhvillimit të ri që i përfaqëson dikur barrën më të rëndë. Lufta e religjionit është një instrumentum regni dhe është edhe pjesa që konsumon modernizimin e vendit dhe shtrihet si njollë vaji, duke ndotur vetë diasporën siç e demonstrojnë përplasjet e dhunshme në Angli midis dy komuniteteve (episodi i fundit në Leicester, më datën 8 të këtij muaji).

India e dinastisë Nehru ishte demokracia më e madhe e Azisë që udhëhiqte vendet në rrugën e zhvillimit përgjatë një rruge të tretë midis kapitalizmit dhe komunizmit, midis Lindjes dhe Perëndimit. Modi nuk është në gjendje t’i bëjë dëshmitarin edhe për faj të luftës në Ukrainë, që në vend të forcojë aksin euraziatik kundrejt atij atlantik, siç theksojnë shumë gjeopolitikanë edhe tanë, ka përçarë vetë BRICS. Akronimi që është përdorur për herë të parë në 2001 nga ekonomisti i Goldman Sachs, Jim O’Neill, për të përmbledhur ekonomitë kryesore emergjente të atëhershme: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Aktualisht përfaqësojnë 41% të popullsisë, 25% të PBB dhe 16% të tregëtisë botërore. Tani mund t’ju shtohen Irani dhe Argjentina, por interesat e tyre nuk konvergjojnë. Vërtet mund ta vënë në krizë Perëndimin euro – amerikan?

Sfida e parë strategjike ka të bëjë me monedhën. Prej dekadash flitet për ridimensionimin e hegjemonisë së dollarit, tani diskutohet ideja e një valute të bazuar mbi lëndët e para. Prej disa vitesh është e mundur të bëhet tregëti në tregun kinez të naftës në juan, megjithatë vazhdon të tregëtohet në dollarë dhe, në kuota shumë të ulëta, në euro, stërlina, jen, jo në juan, rubla apo rupie. Prej kohësh Kina i ka dhënë një jetë një sistemi pagesash të sajin alternativ ndaj SWIFT, të quajtur CIPS. Deri më tani aderojnë 1200 institucione financiare kundrejt mbi 11000 të sistemit belg. pekini mund të mbështetet mbi një basen të madh kursimi privat, por pa eksportuar manifakturë me çmim të ulët nuk rritet. Pa të ardhurat e lëndëve të para në dollarë dhe në euro Moska nuk bën përpara. Irani është nën embargo dhe kërkon sponde, nuk ofron. Brazili është një premtin i përjetshëm, Argjentina një rrëmujë e përjetshme, Afrika e Jugut në vështirësi të mëdha.

Një diversifikim midis interesave substanciale ka të bëjë edhe me energjinë e shënuar nga një grusht prodhuesish (Rusia dhe Irani mbi të gjithë) që mban për fyti konsumatorët duke filluar nga Kina. Për momentin India qëndron në mes. Metani ndikon vetëm për 7% – 8% të përzierjes së burimeve, ai i përdorur në Indi është i lëngshëm dhe vjen me anije. Asnjë prej gazsjellësve siberianë të pranuar që janë të realizueshëm. Nafta mbulon 30%, në dhjetorin e kaluar Moska ka ofruar një pakt bashkëpunimi strategjik, më pas ia ka ofruar naftën e skontuar me 20% një vendi që nxjerr një sasi të madhe nafte të lëngshme. Qymyri mbetet burimi kryesor me 54% dhe India është prodhuesi i tretë në botë pikërisht për materialin më ndotës që duhet reduktuar me qëllim që vetë indianët të mos mbyten. Nuk do të jetë e lehtë të zgjidhen këto kontradikta dhe sidomos do të jetë e kushtueshme. BJP kërkon të ushqejë mitologjinë tribotiste si dikur kur po të angazhuarit në fund angazhoheshin me Bashkimin Sovjetik. Por e ardhmja luhet midis Londrës dhe (gjithnjë e më shumë) Uashingtonit. Modi “bën indianin” thonë armiqtë e tij me një batutë të keqe, por e kupton se një Putin i degdisur në një të refuzuar sigurisht nuk është miku i mirë.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply