Pse Rama nuk e ka uruar fitoren e qeverisjes së re të djathtë italiane

Nga Alba KEPI
Romë – Itali 

Eshte e trishte, uleritese e reflektuese qe Shqiperia, nje vend kaq prane Italise ende nuk ka uruar institucionalisht fitoren e qeverisjes se re te djathte italiane.
E beri SHBA me Blinken, e beri Zelensky, e beri BE, por Shqiperia ende jo!
Antisoroizmi i Melonit mos u ka lidh tastieren?
Fanatiket e P Komuniste qe delegojne qeverisjen permes trashegimtareve ministrore i vezhgojne nen betimin “masonik” armiq e miq, ne dhe ata, sic po bejne dhe me popullin shqiptar edhe pse jemi 32 vite post diktature.
Italia ky vend qe prej 3 dekadash mban peshen e mbeshtetjes strategjike ne rrugetimin e BE, ndermjetesine europiane te reformimit te shtetit, asistencen institucionale per reformat ne drejtesi, ne sistemin policor e penintenciare, ne luften kunder krimit te organizuar, mafias e korrupsionit, injorohet nga shteti shqiptar!
Injorohen mijera italiane investitore ne Shqiperi e rreth 700 mije shqiptare e sipermarres emigrante ne Itali.
Injorohen se nuk fitoi miku i pushtetit shqiptar, ai qe ne prag zgjedhjesh i garantonte asin propagandistik te “arritjes se marreveshjes” qe faktikisht u arrit pas 15 muajsh apo ajo tjetra dhe pse ka nja tre here qe i publikon arritjen por qe shpreson ta ruaj me realizimin prej verteti per voten e vendoreve te pranveres.
Nuk fitoi ai qe i garantonte reklamen mediatike sa here qe i shtrengonin kepucet nga protestat e qytetareve ne Shqiperi.
Po te kishte fituar e majta italiane urimi do kishte qene ne te njejten kohe me exit pollet.
Por ja qe dhe ne politiken e jashtme shqiptare, si ne ate te brendshme nuk vepron parimi diplomatik i respektit mes vendeve, por i varesise partiake.
Me vjen keq per vendin tim.
Shqiperia e ka luks miqesine e afersine gjeografike me Italine e cila meriton respekt!
Qe ky vend qe strehoi antikomunistet e pare shqiptare e po e ben dhe sot me te pashpreset, te papunet, te pa pajtueshmit e sistemit qe largohen cdo dite nga ky regjim monist partiak ku njerezit kategorizohen e trajtohen sipas bindjeve politike.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply