Meloni: Jam krenare që jam armike e Soros

Fituesja e zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni, është një nga politikanet që ka sulmuar jo pak herë miliarderin ultramajtist, George Soros.

Ajo e ka akuzuar për ndërhyrje në politikën italiane, ndërkohë që miliarderi kontrovers ka reaguar duke thënë se Meloni është një armike e BE-së.

Në një përgjigje, Meloni pati deklaruar se nuk është armike e Europës, por e Sorosit.

“Për Sorosin, unë do isha armike e BE-së. Nga ana tjetër, mendoj se armiqtë e vërtetë të Evropës janë ata që spekulojnë me fatkeqësitë e njerëzve, ata që financojnë emigracionin masiv dhe që destabilizojnë shoqërinë dhe kulturën e popujve të tërë. Siç ndodh, të gjitha këto karakteristika që vlerëson ky ‘filantrop’, janë të vlerësuara nga e majta jonë globaliste lokale. Nëse luftimi i këtyre devijimeve do të thotë të jesh armik për Sorosin, atëherë unë jam krenare për këtë”, pati deklaruar ajo.

Po ashtu, Meloni e pati sulmuar Sorosin kur u mësua që ai ka dhënë mbi 200 mijë euro për të majtën.

“Mbajini paratë e këtij fajdexhiu, forca jonë është populli italian”.

“Ai zgjodhi të majtën si aleate dhe ne sovranistët si armiq,” akuzonte Meloni.

About Redaksia2

Check Also

Tre zyrtarë të Vuçiç tentojnë të arratisen në Moskë/ Avioni kthehet në Beograd

Aeroplani që duhej të ulej sonte në Moskë kthehet në Beograd, dyshohet se në të …

Leave a Reply