Kryetari i PD, Sali Berisha, tha gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama nuk I ka votat për amnistinë fiskale. Berisha tha se, ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin.
“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin.
Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.
Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje.
Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.
Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti”, tha Berisha.