Edhe Baton Haxhiu kundër Yuri Kim

Baton Haxhiu, ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim, pas disa deklaratave të saj në emisionin “Opinion”, por edhe për sjelljen e saj në përgjithësi.

Haxhiu tha se Kim foli si kryeministre e Shqipërisë dhe se sot SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës Amerikane, sesa si prokurori e Shqipërisë.

“Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë. Kjo foli më shumë se kryeminsitri për Shqipërinë.
Ajo e ka marrë mandatin për një gjuhë të tillë, ajo e përfundon mandatin në dhjetor. E dyta, foli me emra të përvetshëm, që i preku dhe përkrahu, sidomos ish drejtorin Gledis Nano.

Pastaj foli për SPAK, sikur të ishte SPAK prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Mbështetja dhe diskursi për SPAK, tregon se institucionet e shtetit, nuk kanë një lloj kontrolli institucional. SPAK i përgjigjet ekskluzivisith financuesve të tillë. Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate, por jo me këtë gjuhë.

Do të ishte e ndershme të na thotë, si mund të jetë vend demokratik, nëse ambasadorja nuk thotë cilat janë mediat e financuar nga rusët?! Nëse Rusia është e keqja e kësaj kohe, thuaje cilat media përkrahen nga Rusia”, deklaroi Haxhiu.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply