Foto/ Kryebashkiaku i Librazhdit, jo një por dy makina me targa false

S’ka një, por dy makina me targa false. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra qarkullon me një mjet që ka targa false. “Syri.net” shkruan se Gurra ka në përdorim një fuoristradë Toyota Land Cruiser me targë TR 9243 T.

Pas një hulumtimi të shpejtë në sistemin e targave, kjo targë nuk rezulton aktive por janë denoncuar si të humbura, ndërsa më parë rezultonin se i përkisnin një automjeti tjetër të çregjistruar fare nga sistemi. Por duket se kryebashkiaku socialist nuk ka një palë targa por dy.

Kësaj here përdor targat TR 1666 K, që edhe këto rezultojnë false. Edhe targa e dytë del e regjistruar në një mjet tjetër dhe e çregjistruar nga sistemi, por që targat e saj i mban makina e kryetari të bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra.

Nuk dihet ende se përse ka bërë këtë zgjedhje targash numri një i Librazhdit, ndërsa mister mbetet se përse Policia e Shtetit nuk ka reaguar por lejon që Gurra të qarkullojë me shkelje të tillë. Pas publikimit të lajmit, gjithashtu nuk ka as edhe një prononcim nga Gurra, as për të përgënjestruar lajmin.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply