Gjykata nuk lejon ekstradimin në Spanjë të biznesmenit që merr tenderat e qeverisë

Gjykata e Apelit ka vendosur “arrest shtëpie” për Nikolin Janina. Ai akuzohet si koka e një grupi kriminal në Spanjë. Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina u arrestua më 6 maj me qëllim ekstradimi në Spanjë. Më pas gjykata e la në burg në pritje të dosjes së plotë hetimore nga Spanja. Sot u la i lirë nga qelia në “arrest shtëpi” .

Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila e la Janinën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Njoftimi i Gjykates:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Pranimin e kërkesës.
– Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply