Meta: Koherencë e plotë në qëndrime mes PL dhe PD

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot një një konferencë për shtyp se mes tij dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë krizë komunikimi.

Ai foli sërish për takimin 2 orësh me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, për të cilin tha se të dy nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për gjithçka.

Në komunikimin tuaj me zotin Berisha duket sikur nuk ka një rakordim dhe është krijuar ideja sikur ka një krizë marrëdhëniesh mes jush. A ka realisht një krizë?

Nuk ekziston asnjë krizë përveç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij të shpërndarë kudo. Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD që ka çmontuar dhe i ka treguar gjithë qytetarëve që vjedhja që planifikonte tu bënte Rama përmes 4 fishimit të faturave të energjisë ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet që kanë ndodhur në këtë sektor. Politika e Edi Ramës është e qartë, të varfërohet shtresa e mesme, të fuqizohen grupet kriminale, të ligjërohen paratë e tyre. Kështu shkatërrohet konkurrenca. Kjo është politika e Edi Ramës, shkatërrimi i shtresës së mesme, si një garantë e demokracisë dhe stabilitetit.

Mbrëmë ambasadorja Kim ka folur edhe për takimin me ju, ka folur për një takim që ka zgjatur 2 orë. A u është kërkuar distancim nga Berisha?

Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese. Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë, kjo është normale po të kemi parasysh edhe dy pozicionet e ndryshme, unë jam politikan, zonja ambasadore është diplomate dhe do ti përbahet udhëzimeve që merr. Sa i takon partneritetit strategjik Shqipëri- SHBA bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, në qëndrimet tona sa i takon stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sa i takon solidaritetit me Ukrainën dhe me NATO-n, me BE-në. Ata jam i sigurtë që do të respektojnë çdo vendim që merr Partia e Lirisë.

Nëse ka një kërkesë për tu distancuar nga Berisha?

Në çdo rast marrëdhëniet e mia dhe PL me SHBA nuk cënohen, përkundrazi. Amerika është vendi i lirisë dhe në fund të fundit mbizotëron liria do të thotë që në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që respekton vullnetin e popullit.

About Redaksia2

Check Also

Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, Zhupa: Shtetit i hiqet e drejta nga pasuria kombëtare!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e …

Leave a Reply