Babëzia e regjimit nuk njeh kufij, vjedhin edhe ushqimet e fëmijëve jetimë, reagon Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas rastit të denoncuar nga KLSH për abuzimet me ushqimin në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’.

Pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa, Meta thotë se mbështetet reagimin e PD, duke shtuar se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

Statusi:
Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.
Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.

About Redaksia2

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply