Berisha: Mbështes idenë për kandidatë të përbashkët me opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë pasdite tha se opozita nuk i emëron kandidatët siç i emëron Edi Rama, por do i zgjedhin qytetarët. Berisha u shpreh se kandidatët e PD-së nuk i cakton as droga, as partia shtet dhe as krimi ndërsa përmendi primaret.

Pyetje: Po opozita nuk është pak vonë me zgjedhjen e kandidatit?

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë.

Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme.

About Redaksia

Check Also

Safeti fillon punë nga Bashkia e Vlorës

Bashkia e Vlorës ka vendosur të “qerasë” me 2 miliard e 700 milion lekë kompaninë …

Leave a Reply