Berisha: Ne nuk na i cakton kandidatët as droga, as partia shtet, as krimi, por qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë pasdite tha se opozita nuk i emëron kandidatët siç i emëron Edi Rama, por do i zgjedhin qytetarët. Berisha u shpreh se kandidatët e PD-së nuk i cakton as droga, as partia shtet dhe as krimi ndërsa përmendi primaret.

Pyetje: Po opozita nuk është pak vonë me zgjedhjen e kandidatit?

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë.

Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme.

About Redaksia

Check Also

Si e poshtëroi regjimi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Një poshtërim i denjë që ndodh vetëm në “Republikat e Bananeve” apo narko-republikave ku hetuesit …

Leave a Reply