Berisha: Rama konfirmoi Veliajn, apo Veliaj-Ramën?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u pyet nga gazetarët se kur do e nxjerrë opozita emrin e saj si kandidat për Bashkinë Tiranë, duke i kujtuar se Rama e konfirmoi Erion Veliajn.

Sali Berisha tha se balancat në PS janë spostuar në favor të fatkeqësisë më të madhe të Tiranës ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është në dy hetime ndërkombëtare.

Pyetje: Edi Rama konfirmoi Veliajn si kandidat në Bashkinë e Tiranës, po opozita kur do e nxjerrë emrin e saj, mos është pak vonë?

Berisha: A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë.

Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.

Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?

Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun.

Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Si e poshtëroi regjimi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Një poshtërim i denjë që ndodh vetëm në “Republikat e Bananeve” apo narko-republikave ku hetuesit …

Leave a Reply