Rikthehet në detyrë policja që kërcënoi gazetarët

Policja Anisa Kostani rikthehet në detyrë. Pezullimi i saj u bë me bujë të madhe, pas deklaratave fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.

BalkanWeb mëson se Kostani është rikthyer të premten në detyrën e saj të mëparshme si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit.
Kujtojmë se vendimi për pezullimin e saj nga detyra erdhi më 19 gusht të këtij viti, ngjarje për të cilën reagoi dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis Nano.

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër, ndërsa u bë objekt debati pas gjuhës dhe kërcënimeve që lëshoi ndaj gazetarëve pas një ngjarje kriminale në qytetin ky ajo punon.

Policja akuzoi ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme/ Berisha: Nuk do ju zhgënjejmë, ndërkombëtarët…

Shqipëria do të shkojë drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme që ka njohur …

Leave a Reply