Sulmi kibernetik/ Hakerët publikojnë edhe listën e personave të dyshuar për krime

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

About Redaksia

Check Also

Trump acarohet me Grenell dhe e largon nga çdo post

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që tës largojë Richard Grenell nga drejtimi i …

Leave a Reply