Berisha: Familja Jaku fle në çadër, kurse Rama blen një instilacion druri 4 milionë euro

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralelizuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet familja Jaku në Fushë Krujë e cila ndodhet akoma në çadër edhe pas 3 vitesh nga tërmeti i nëntorit dhe shpenzimet e luksit nga ana e kryeministrit Edi Rama.

‘Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë. Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër’, theksoi Berisha.

Berisha: Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë.

Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt.

Ja ka mbyllur Zoti sytë.

About Redaksia

Check Also

Kalaja kallëzon në SPAK Lulin, Aurela Bashën dhe Erion Isufin për gjobëvënie

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD ka bërë me dije se …

Leave a Reply