Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se zgjedhjet lokale duhet të shpallen sa më parë për të shpëtuar njëherë e mirë nga një pushtet i paligjshëm vendor monist.

Meta tha se Rama e urren garën, demokracinë dhe llogaridhënien ndërsa shtoi se Partia e Lirisë dhe opozita do mbrojnë interesat e qytetarëve. Ish-Presidenti Ilir Meta u shpreh optimist për fitoren e opozitës ndërsa theksoi se qeveria i shërben vetëm krimit.

“Rama urren garën, demokracinë dhe llogaridhënien. Ishte dhuratë nga Basha për Ramën. Shkojmë përballë regjimit mafioz të Edi Ramës.

Dosja e tij e paligjshme në shërbim të krimit, në dëm të madh të shqiptarëve. S’mund ta imagjinonim që të bënin grevë dhe parashkollorët.

Një institucion që ka zbatuar programet e këtij shteti, kush është arsyeja? Po ato miliona euro që paguajnë shqiptarët për pazaret e Ramës dhe ministrave të tij?

Në zgjedhje do rivendoset pluralizmi politik në pushtetin lokal, që është shumë e rëndësishme. Jam optimist për fitoren e opozitës, por s’mund të garantoj në mënyrë absolute për të. Partia e Lirisë synon fitoren e opozitës”, tha Meta.

Bashizmi, sëmundje prej 9 vitesh! 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se, ‘Bashizmi’ është një sëmundje e rëndë në vend prej 8-9 vitesh. Meta tha Lulzim Basha tradhtoi kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se 80 për qind e shqiptarëve tashmë janë në opozitë.

“Sëmundja e mashtrimit të qytetarëve, opozitarëve, atë detyrë kishte, t’i mbronte, tradhtoi kauzat e tyre, i dorëzoi tek kundërshtari, grabitësi i të gjithë mjeteve me të cilat opozita mbron demokracinë, qytetarët.

Bojkoti i qëllimshëm i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në mënyrë të vetëdijshme, i fali pushtetin lokal Ramës. Justifikime që do bëjmë kështu e ashtu, lodhje e opozitarëve.

Ka një sëmundje tjetër të ‘Bashizmit’ që gjërat lihen për në fund, sikur jemi një vend me gjëra në rregull. Sëmundje që s’ështe se iku zotëria dhe ajo iku menjëherë, kjo ka përfshirë në tërësi opozitën.

Jam i sigurt se 80 për qind e shqiptarëve janë në opozitë, edhe masa dërrmuese që ndihen tradicionalisht socialistë. Kemi për qëllim vendosjen e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit kombëtar”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Skandali tjetër! Si Veliaj vodhi buxhetin e qytetarëve duke paguar kompaninë e inceneratorit për punët publike të bashkisë

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme …

Leave a Reply