Shpërthen urrejtja e Kosovës ndaj Ramës në rrjetet sociale: Na ngule thikën…

Ka mjaftuar një lajm në mediat e Ramës mbi një urë të vogel në Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit që të shpërthejë urrejgja e Kosovës ndaj Ramës.

“Berisha ndërtoi Rrugën e Kombit e ti veç një urë. Na ngule thikën pas shpine me Ballkanin e Hapur. Vendosi taksë 10 euro edhe urës”, janë disa komentet e shqiptarëve të Kosovës ndaj Ramës.

Lajmi në mediat e oborrit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka bërë një prezantim të veçantë Urës së Kukësit, nëpërmjet të cilës do të kalojnë kosovarët që do ta vizitojnë Shqipërinë.

Rama për projektin gjigand tha se të gjithë e kishin përqeshur këtë kur e kishte prezantuar në 3D.

Ai tha se do të jetë spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply