8 Tetori është ditëlindja e Njeriut që i dha formë dhe kuptim Kombit Shqiptar…
Ja çfarë shkruante Imzot Noli për Mbretin Zog I-rë:
“Ahmet bej Mati, me të cilin bashkëpunon Nikollë bej Ivanaj, është djalë fare i ri, i hollë, i gjatë, me leshra të verdha, me sy të kaltër, duket më tëpër si inglis a skandinav. I urtë në fjalë, të cilat i ka të pakta dhe të matura, i ëmbël në mënyrat dhe në sjelljet, jep më tepër përshtypjen e një dipllomati evropian, se sa të një bajraktari të malësive të egra. Shënjt nga fytyra, por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri. Dhe e provoi me punë. Mati është i vetëm vend i Gegërisë që s’u shkel nga serbi, as në luftën ballkanike, as në luftën evropiane. Ahmet Zogolli, në krye të matjanëve të tij, e mprojti nga armiku i huaj dhe e mbajti lart flamurin e Skënderbeut. Tani mësojmë nga letra e Ivanajt që lufton në krye të një ushtërije prej 1500 malësorësh, që ka grirë 20 mijë serbë, që ka zënë 10 mijë robër prej syresh dhe po baret (ecën) kundër Durrësit…
Kur të shkruhet plotësisht historia e këtij trimi malësor, i cili, i rrethuar prej armiqësh nga të gjitha anët, qëndroi si shkabë në malet e tij dhe nuk iu unj as serbit, as Esatit, as u korruptua me ryshfetet e armiqëve, bota do të këndonjë me çudi dhe admiratë një epokë heroike që kapërcen atë të kalorësve të qëmotshëm.
E paçim sa malet.”.