Berisha: Rama po shkreton minoritetin! Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një konference për shtyp se, Rama po shkreton minoriteti. Ai tha se, sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë.

“Vizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti. Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë.
Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt.

U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre.

Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë.
Falenderoj edhe njëherë të gjithë mikpritësit e mi, kthehem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vdekja e 68-vjeçarit në Gjykatë, avokati: Ishte profesor, donin ta martonin me zor!

Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili pësoi infarkt ditën e sotme në ambientet e Gjykatës …

Leave a Reply