Pas Bllakos edhe Tahiri drejt lirimit!

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ka dërguar sërish kërkesë gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit, pasi pretendon se e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Mësohet se e Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan do të mblidhet sot në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale. Gjyqtarja për kërkesën e Saimir Tahirit është Pajtime Fetahu.

Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, i dënuar për shpërdorim detyre.

Para pak ditësh, opozita deklaroi se edhe Saimir Tahiri po shkon drejt lirimit pas Alqi Bllakos.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply