Pastrimi i parave, Rama i ndërsen Ballën, FMN-së; Do ta miratojmë amnistinë fiskale

Amnistia fiskale është vënë sërish në vëmendje ditën e sotme. I pyetur nga gazetarët kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se ky projektligj do të miratohet. Balla tha se 2/3 e qytetarëve e mbështesin. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se miratimi i këtij projektligji është dicka e mirë për vendin tonë.

Balla:
Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar. Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ne duam ti japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar politikisht. Këtë e ka bërë pjesa më e madhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në do ta miratojmë amnistinë fiskale. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë duhet të kuptojë se kjo është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit.

About Redaksia2

Check Also

Garo: Nafta në Shqipëri 2.48 euro më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji, përgjegjës është vetëm Edi Rama!

Deklarata zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Shqipëria dje shënoi çmimin prej 2.48 euro për litër …

Leave a Reply