Paloka në punimet e Asamblesë së 145 të Unionit Ndërparlamentar në Kigali, Ruand

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 145 të Unionit Ndërparlamentar në Kigali, Ruanda, dhe pas kthimit do të nisë negociatat me Gazment Bardhin për bashkimin e demokratëve. Nga Afrika Qendrore, Paloka ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se çështjet kryesore që po diskutohen në Asamblenë e Unionit Ndërparlamentar janë dënimi i agresionit rus në Ukrainë, ku prezente janë delegacionet respektive të dy shteteve, si dhe ftesën që iu bë ShBA-së për t’u rikthyer anëtare e IPU, si garanci që ky organizëm i rëndësishëm i parlamentarizmit nuk do të rrezikojë të kontrollohet nga vende jo demokratike!

“Sot ne Kigali, Ruanda filloi punimet Asamblea e 145 e Unionit Nderparlamentar. Asamblea u pershendet dhe nga Sekretari i Pergjitheshem i OKB Antonio Guterres si dhe nga Presidenti i Ruandes Paul Kagame. Ruanda e cila ende ka te fresket luften civile dhe genocidin (gati 800 mije te vrare ne vetem 100 dite) eshte bere mikepritese e kesaj Asambleje ku nje nga ceshtjet kryesore do te jete lufta ne Ukraine dhe denimi i agresionit rus. Delegacionet e Ukraines dhe Rusise jane te pranishem. Nderkaq ne takimin e grupit 12+ (grupi i vendeve evropiane) rame dakord te mbeshtesim ftesen qe ju eshte bere Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga grupi yne, per tu rikthyer antare e IPU si garanci qe ky organizem i rendesishem i parlamentarizmit nuk do te rrezikoje te kontrollohet nga vende jo demokratike!”, shkruan Paloka në Facebook.

Mësohet se punimet e Asamblesë së 145 të Unionit Ndërparlamentar do të vijojnë deri në datën 15 tetor.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply