BE paralajmëron Ramën: Pezullojmë lëvizjen pa viza nëse lejon “pasaportat e arta”

Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime kyçe në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe përmbushjen e objektivave të vendosura. Në raport ngrihet shqetësimi për parlamentin, ndërsa thuhet se kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në 4 interpelancat e thirrura. BE gjithashtu thekson se konsultimet publike janë fiktive ndërsa Autoriteti i Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën. Problem është edhe përdorimi i parave publike si në rastin e Bashkisë Durrës, ku u përdorën fondet e Tërmetit, ndërsa flitet edhe një bashkëpunim të gjerë mes qeverisë dhe opozitës.

Pikat kryesore të progres-raportit të BE

Shqipëria

Shqetësimet e ngritura nga BE

Parlamenti:

1.     Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

2.     Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

3.     Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale. Shoqëria civile vazhdon të jetë e varur më së shumti nga mbështetja e donatorëve.

4.     Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën me kandidatin.

Zgjedhjet

1.     Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

2.     Vëmendje duhet ti kushtohet financimit të fushatave politike on-line dhe nga palë të treta.

Qeverisja:

1.     Axhenda e reformave duhet të avancojë në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

2.     Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike. Ka përkeqësuar në ndarjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë.

3.     Vendosja e menjëhershme të të gjitha shërbimeve online ngre pyetje në lidhje me cilësinë dhe aksesin e shërbimeve.

4.     Rekrutimi sipas ligjit të shërbimit civil mbetet për t’u zbatuar, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë.

5.     Mbetet për t’u miratuar një strategji e re decentralizimi përtej vitit 2022 dhe konsultimi në nivel lokal do të jetë thelbësor.

6.     Njesitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse.

7.     Kërkohet krijimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, dhe përfshirja e tyre në procese konsultimi kuptimplote.

Të drejtat themelore:

1.     Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

2.     Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

3.     Në gjykatën e të drejtave të njeriut, në qershor 2022 rezultojnë 400 cështje të ngritura kundër Shqipërisë, që lidhen me keqtrajtimin, zvarritjen e procedurave gjyqësore, moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të drejtat pronësore.

4.     Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe eshte i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

5.     Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të vuajë nga mungesa e zbatimit të parashikimeve ligjore.

6.     Vlerësimi i nivelit të zbatimit të legjislacionit, politikave dhe strategjive që lidhen me të drejtat e njeriut vazhdon të jetë problematik, për shkak se mungojnë të dhënat e një monitorimi tërësor.

7.     Sa i përket migracionit, nuk është bërë përparim në procedurën e azilit dhe zbatimin e procedurave të kthimit në përputhje me kuadrin ligjor. Politika e Shqipërisë për vizat duhet të përafrohet me atë të BE-së.

8.     Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

9.     Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim.

10. Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave (pas kërkesës së Holandës).

Lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

1.     Korrupsioni mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz.

2.     Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave.

3.     Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Lufta kundër krimit të organizuar

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe të bazuar në paranë kesh. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiscal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Gjyqësori

1.     Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit perfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

2.     Ndërsa gjyqtarët e prokurorët kanë pagesat më të larta, duhet të adresohet me përparësi mungesa e transparencës për promovimin e prokurorëve.

3.     Mesatarja europiane e gjyqtarëve dhe prokurorëve për 100.000 banorë është 21 gjyqtarë, dhe 12 prokurorë. Përpara nisjes së reformës, Shqipëria kishte 10.8 gjyqtarë dhe 10.5 prokurorë për 100.000 banorë.

4.     Institucionet e reja duhet të mbështeten me burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, dhe të sigurohet pavarësia e tyre.

Ekonomia

1.     Shpenzimet për investime mbeten të dobëta.

2.     Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

3.     Inflacioni u rrit mbi objektivin.

4.     Ekonomia informale vazhdon të jetë pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik.

5.     Konsultimi publik mbetet i dobët.

6.     Njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësim dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.

7.     BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht,

8.     Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.

9.     Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply