Deputeti ukrainas që mbron Kosovën: Rama nuk tha asnjë fjalë për Rusinë

Oleksiy Goncharenko, anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës, i kërkoi kryeministrit Edi Rama në Strasburg që të mbështeste përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk ishte plotësisht i kënaqur me përgjigjen që mori nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e KiE lidhur me përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Goncharenko tha se Ukraina pret një mbështetje më të madhe nga Shqipëria në këtë aspekt, ndërsa shtoi se vendimi në Këshillin e Sigurimit u takon të gjitha vendeve, qofshin të mëdha apo të vogla.

“Pyetja ime ishte lidhur me Rusinë dhe për të dhënë siguri atë mund ta Bëjnë Kombet e Bashkuara, por Rusia po e përdor për t’u mbrojtur nga krimet e kryera në Ukrainë. Rusia nuk duhet të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Kryeministri i Shqipërisë tha se nuk i takon Shqipërisë të vendosë për këtë si një vend i vogël që është, por ky është vendim që u takon të gjitha vendeve anëtare pavarësisht statusi të mëdha apo të vogla. Unë nuk besoj se ka vende të vogla në botë; të gjitha janë të mëdha në madhësinë e tyre”, tha deputeti ukrainas.

Para disa ditësh, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa javë më parë, kur situata ishte e tensionuar në veri të Kosovës, Goncharenko përmes Twitter-it, shkroi se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ne ukrainasit jemi të gatshëm ta ndihmojmë me trupa”.

Por, kush është Oleksiy Goncharenko, deputeti ukrainas që po bën luftë që Ukraina ta njohë Kosovën?

Ai është ukrainas nga qyteti i Odesas, deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply