Tjetër krim i rëndë në Klos, vritet 17-vjeçari dhe babai i tij. Dy plagosen

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur rreth orës 14:00 në Klos. Nga breshëritë e plumbave mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash. Mendohet se dy të plagosurit ka dyshime e janë kalimtarë të rastit.

Djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet.

Në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Mësohet se 17-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca, ndërsa babai i tij humbi jetën në spital.

Pas vrasjes së babë e bir, Kenado dhe Liri Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.

Por, sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë”, tha Dhimitraq Ziu.

About Redaksia2

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply