Edita Tahiri: Rama dështoi në KiE, bëri shumë kujdes që të mos hidhërojë Vuçiçin dhe Serbinë

Politikania e njohur nga Kosova, ish-krynegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri është shprehur se, Edi Rama dështoi në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Tahiri u shpreh në ‘Task Force’ në SYRI TV, se Edi Rama ka bërë një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Kosovës, pasi në fjalimin e tij të gjatë prej 1 ore nuk ka përmendur në asnjë moment gjenocidin e serbëve në Kosovë.

Duke diskutuar me moderatoren e ‘Task Force’, Sonila Meço, Tahiri ka këshilluar Ramën, që nëse nuk ka informacion le të lexojë librin e një shkencëtareje të njohur, e cila ka shkruar gjatë për gjenocidin serb në Kosovë.

“Ishte një përpjekje pozitive për të mbrojtur luftën e Kosovës, përderisa disa prej drejtuesve të saj janë në gjykatën e Hagës, mirëpo  ana që bëri të dështoi Ramën, që nuk ishte për çudi, e para ai nuk përmendi fare gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në luftën e Kosovës.

Bëri një dështim kombëtar që nuk është hera e parë.

Bëri shumë kujdes që të mos hidhërojë Vuçiçin dhe Serbinë, madje e përdori atë forum për të kërkuar ndihmë për Serbinë, me qëllim që të mos i bëhet presion Serbisë që t’i kthejë shpinën Rusisë.

Ne të gjithë e dimë që pikërisht lidhja e Serbisë me Rusinë është një faktor i madh destruktiv për Ballkanin dhe gjendjen e tensionuar.

Si përfundim, e para kam një porosi për Edi Ramën; është një shkencëtare e njohur, Samanta Pauer, ka bërë libër për gjenocidet e shekullit të 20. Një prej kapitujve të atij libri është gjenocidi i serbëve në Kosovë. Pra nëse vërtetë Rama i ka këto mangësi, apo ruhet, të paktën të përdorë burime shkencore siç është ky libër.

Këtu është diçka më e thellë këtu, jo mbështeti ndryshimin e kufijve të Kosovës, por e mbyllën se patëm shumë mbështetje. Dështoi Rama. Ky vazhdim është në rrugën e gabuar.

E dyta. Nëse ai shkoi atje për të mbrojtur drejtësinë, që është në anën tonë, në anën e atyre që padrejtësisht po mbahen atje, u pa që edhe vetë Dick Marty u distancua nga raporti i vet. Pra tani, Rama të mos bëjë padrejtësi ndaj shqiptarëve të Kosovës. Padrejtësi është mospërmendja e gjenocidit serb ndaj Kosovës. Ky ishte një dështim i madh, i pritur, por nuk e kam pritur në një situatë e cila e gjitha të përdorej në mbrojtje të liderëve të UÇK-së, që ndodhen në Hagë’, u shpreh Edita Tahiri në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …

Leave a Reply